VIDEO krahasuese e qasjes së Albin Kurtit për veriun me qasjen e Millosheviçit në ‘97

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është krahasuar pas tensioneve të fundit në veri me “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

Kryetar i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri  kritikoi veprimet e Kurtit lidhur me veriun dhe qëllimet i krahason me ato të Millosheviq, i cili thoshte në vitin 89-të se “Po vendosim shtetin ligjor në Kosovë”.

“Dhe opinioni është i njëjtë. Ai donte të vendoste shtet ligjor në një territor ku 90 për qind ishin shqiptarë”, tha Muhaxheri.

“Udhëheqësi i qeverisë së tanishme kosovare është orientuar që në veri që me vendos shtet ligjor. Te kush? Te njerëzit që janë 97 për qind serbë? Në një territor që jetojnë 30 mijë ose 40 mijë qytetarë serbë”, tha ai.

Ndërsa në video më poshtë është një tjetër krahasim i deklaratës së dhënë së fundmi nga Kurti për mediat me një deklaratë të Millosheviçit në ’97.

Scroll to Top