“Për Kosovën…” Fifi rrëqeth publikun në studio me ‘Marshin e UÇK-së! / VIDEO

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur me emrin e artit si Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër të flas”. Ajo ka zgjedhur që në fund të emisionit, të bëjë një recitim të Marshit të UÇK-së, të interpretuar në versionin origjinal nga Arif Vladi.

Ajo ka rrëqethur publikun me aftësitë e saj të recitimit, gjersa këtë interpretim ia ka dedikuar Policisë së Kosovë dhe në veçanti policit të ndjerë të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku. Fifi ka folur dhe për situatën në veri.

“[E kam përjetuar] absolutisht shumë rëndë, pasi që unë i kam dajtë e Mitrovicës dhe i kam andej, dhe është goxha e rëndë me i pas familjarët andej, edhe pse nuk janë në veri, por prapë në Mitrovicë janë.

Është goxha e rëndë të duash të mendosh prapë të ndodh diçka ose të rikthehet një situatë si 99-ta, s’do të doja të ndodhte”, ka thënë Fifi.

Scroll to Top