Habit Rita Ora: Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë! Ja si ndikoi fallxhorja në jetën time
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka befasuar publikun me një deklaratë të pazakontë, duke thënë se beson se mund të jetë “shtrigë”.
Ylli i muzikës u shpreh se kjo “fuqi mistike” është një “gjen” që, sipas saj, trashëgohet në familjen e saj, shkruan “Daily Mail”.
Gjatë paraqitjes në podkastin “Happy Hour Overheard”, 34-vjeçarja tha: “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për nënën time nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër.”
Ajo e cilësoi madje edhe martesën e saj si një ngjarje “shpirtërore” dhe pranoi se ka një pasion të veçantë për jogën dhe astrologjinë.
Rita tregoi edhe ritualet që e ndihmojnë të qëndrojë e balancuar: “Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka të të japë shpresë, dhe kjo është e gjitha që të duhet.”
Këngëtarja e famshme tha se beson “100 për qind” në astrologji, duke shtuar: “Sinqerisht mendoj se duhet të jetë fe më vete. Më pëlqen ideja që shpirtrat mund të të udhëheqin në rrugën tënde.”
Edhe para performancave, këngëtarja ruan një qetësi të brendshme: “Disa pëlqejnë muzikë të çmendur, marrin shot-e… Unë nuk jam aspak rock ’n’ roll para se të ngjitem në skenë. Jam shumë sportive bëj ushtrime, vendos muzikë relaksuese. Gjithçka është shumë chill.”
Rita ka treguar edhe më parë ndikimin që ka pasur një fallxhore: “Më tha: ‘Jeta jote është si një grusht rëre… Gjithçka varet nga mënyra se si e mbron atë grusht rëre.’”
Sipas saj, ky mesazh i ka ndryshuar qasjen ndaj jetës: “Dikur nxitohesha shumë… Tani mundohem të ec pak më qetë… Reagimet impulsive zakonisht janë ato që i pendohesh.”
