Dita e ‘kiametit’? Stuhia e reve të zeza, pothuajse ‘rrafshon’ qytetin
Një fenomen atmosferik tronditës u regjistrua në qytetin General Villegas, në Buenos Aires të Argjentinës, kur një stuhi me re të zeza mbuloi zonën dhe shtëpitë, duke e zhytur qytetin në errësirë dhe duke të kujtuar skena nga ferri apo “dita e kiametit”
Sipas mediave lokale, 80% e qytetit të General Villegas mbeti pa energji elektrike për shkak të stuhisë, ndërsa pati dëme të rënda materiale.
Pemët u rrëzuan, shtyllat e energjisë elektrike dhe çatitë e shtëpive u shkatërruan, ndërsa paniku mbizotëroi tek banorët.
Stuhia shkaktoi dëme të rënda edhe në qytetin e San Nicolás de los Arroyos, ku një tendë u shemb për shkak të forcës së erërave, por nuk pati raportime për të lënduar.
Rrugët u përmbytën me mbeturina, duke e bërë të vështirë punën e ekipeve të restaurimit dhe zjarrfikësve.
