Video historike! Ardhja e Princ Vidit në Shqipëri, në vitin 1914
Në datën 7 mars , 1914 erdho Princ Vidi në Shqipëri për të themeluar shtetin e parë shqiptar.
Këto janë pamjet filmike të papara te realizuar në ditën e mbrritjes së Princ Vidit në Durrës, më 7 mars, 1914, shkruan FM Iamges.
Një delegacion shqiptar i kryesuar nga Esat Pashë Toptani shkoi në Gjermani për t’i ofruar atij fronin në emër të shqiptarëve. Më 7 mars 1914, Princ Vidi me oborrin e tij zbriti në Durrës. Ai nuk arriti të qëndronte gjatë në krye të fronit mbretëror shqiptar, për shkak të kryengritjes së shqiptarëve kundër tij si dhe fillimit të Luftës së Parë Botërore.
Më 3 shtator 1914, Princ Vidi u largua nga Shqipëria së bashku me familjen me anijen “Misurata”. Ai u angazhua si oficer i ushtrisë gjermane në këtë luftë. Pas përfundimit të luftës, së bashku me familjen e tij jetoi fillimisht në Tirol e më pas në Mynih. Më 1925 u vendos në Rumani në pronat e princeshës Sofia.
