“Ngeli pa frymë”- Irini Qirjako zbulon aktorin e Hollywood që u marros pas saj! Çfarë ndodhi në prapaskenë
Këngëtarja e njohur Irini Qirjako ka ndarë një kujtim të rrallë nga takimi i saj me aktorin e famshëm Michael Douglas, një histori që i ka mbetur e gdhendur në kujtesë.
Artistja tregoi se momenti kishte ndodhur gjatë një koncerti të organizuar nga Ministria e Kulturës në Pallatin e Kongreseve në vitin 2000, kur aktori hollivudian ndodhej në Shqipëri.
“Aktori i madh i Hollivudit, Michael Douglas kur ka qenë në Shqipëri në vitin 2000, ministri e Kulturës organizoi një koncert te Pallati i Kongreseve. Unë kisha një këngë polifonike. Michael Douglas kur e dëgjoi ngeli pa frymë”, – ka rrëfyer këngëtarja.
Por historia nuk mbaron aty. Irini tregon se pas performancës, truproja e aktorit i kërkoi të mos largohej nga salla sepse vetë Douglas donte ta takonte. “Unë mbarova në skenë dhe do ikja, do më merrte im shoq. Ata truprojat më thirrën ‘Irini, Irini, mos ik, aktori i madh Douglas do të bëjë foto me ty’. Më përqafoi me kaq dashuri.
Tha: ‘Diçka të tillë nuk e kam dëgjuar kurrë në jetë, kjo ishte një mrekulli që kam parë në jetën time”, – tregoi ajo me emocion në emisionin “Mes’dritë” në “Vizion Plus”.

