hidden hit counter Aleancë ajrore në veprim: Pilotët e Shqipërisë dhe Kosovës kryejnë trajnim taktik - Shqipet

Aleancë ajrore në veprim: Pilotët e Shqipërisë dhe Kosovës kryejnë trajnim taktik

Pilotët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FA) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët, në kuadër të marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit mes dy vendeve, me synim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe shkëmbimin e përvojave.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, publikoi pamje nga trajnimi në rrjetet sociale, ku shihen pilotët duke kryer manovra dhe ushtrime të specializuara me helikopterët Cougar.

Kapiteni Atdhe Hasani theksoi se ky aktivitet është pjesë e programit të paraparë në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Prezenca jonë këtu na mundëson të vijojmë shkëmbimin e përvojave gjatë fluturimeve me helikopter Cougar dhe të mësojmë si të veprojmë në raste emergjencash apo operacione të tjera”, u shpreh ai.

Scroll to Top