Askush nuk na ndal! Shqipëria në BE, Rama: Ia dolëm! Çfarë pritet pas 5 ditësh…
Kryeministri Edi Rama njofton se më 17 Nëntor në Bruksel do të zhvillohet konferenca e radhës ndërqeveritare me BE-në, për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave.
Kryeministri Rama nënvizon se me hapjen e këtij grupkapitulli, Shqipëria arrin të pamundshmen, sepse finalizon të gjithë kapitujt e negociatave brenda 12 muajsh duke arritur një rekord absolut në progresin e integrimeve europiane.
Sipas njoftimit bëhet fjalë për grukapitullin e pestë, atë për Burimet, Agrikulturën dhe Kohezionin.
“Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqiperisë 2030 në BE. Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027. Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë, me një ekonomi që po rritet; me pensionet që po rriten; me pagën minimale që po rritet; me pagat e tjera që po rriten; me investimet e brendshme e të huaja që po rriten; me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet; me investimet e brendshme e të huaja që po rriten; pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit”, shkruan Rama
Postimi i plotë:
SHQIPËRIA E ARRITI TË PAMENDUESHMEN, TË GJITHË KAPITUJT E NEGOCIATAVE TË HAPUR BRENDA 12 MUAJSH – REKORD ABSOLUT NË PROCESIN E INTEGRIMEVE EUROPIANE
Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqiperisë 2030 në BE
Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027
Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë,
- me një ekonomi që po rritet;
- me pensionet që po rriten;
- me pagën minimale që po rritet;
- me pagat e tjera që po rriten;
- me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;
- me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet;
- me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;
- pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit
SHQIPËRIA PUNON DHE FITON PËRDITË E MË SHUMË RESPEKT
