hidden hit counter “E kujt i ha …”/U plagos sot në atentatin e Rinasit, ja si 14 vite më parë Muçi Shaljani përplasej me Sajmir Tahirin - Shqipet

“E kujt i ha …”/U plagos sot në atentatin e Rinasit, ja si 14 vite më parë Muçi Shaljani përplasej me Sajmir Tahirin

42-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në vitin 2011 është bërë protagonist në një ngjarje kur së bashku më vëllanë është konfliktuar fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste në atë kohë, Sajmir Tahiri.

Gjithçka ndodhi 20 metra larg Ministrisë së Brendshme, në një protestë paqësore të Forumit Rinor të opozitës.

28 vjeçari Mustafa Sheqeri ka pohuar në atë kohë në një intërvistë se është telefonuar nga i vëllai i tij Shemsiu, i cili i ka thënë që të vinte urgjentisht se po shkatërrohej dyqani.

Fillimisht Sajmit Tahiri i është prezantuar 28 vjeçarit Sheqeri se ai ishte deputet ndërsa përgjigja ishte, “e kujt i ha.. se ti je deputet”.

Scroll to Top