hidden hit counter Skandal/ Zyrtarisht e pandehur dhe me akuza nga SPAK, Balluku bën veprimin e papritur, shfaqet ... - Shqipet

Skandal/ Zyrtarisht e pandehur dhe me akuza nga SPAK, Balluku bën veprimin e papritur, shfaqet …

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e pandehur dhe zyrtarisht me akuza nga SPAK vijon shfaqjen në publik. Sot ajo është parë të dalë në krah të kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”

Kujtojmë që prej dhjetë ditësh numri dy i qeverisë është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera, lidhur kjo me tunelin e Llogarasë, kjo është dalja e parë e të dyve, bashkë.

Prokuroria e Posaçme mori te pandehur Belinda Balluku, duke duke e akuzuar për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Sipas SPAK deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

“Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim”, citohet në njoftimin e SPAK.

Scroll to Top