Mister në Përmet: Brenda dy vitesh, zhduken tre persona në të njëjtën rrugë. Asnjë gjurmë prej tyre
Një ngjarje e rëndë po trondit komunitetin e Përmetit. Tre qytetarë janë zhdukur në të njëjtën vijë rrugore, duke krijuar një situatë shqetësuese dhe misterioze.
Agron Çumani është parë për herë të fundit para 3 ditësh në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë, dhe prej atëherë asgjë nuk dihet për fatin e tij.
Në të njëjtën zonë, dy persona të tjerë, Niko Dhimitri dhe Filip Kristidhi, kanë humbur prej dy vitesh, pa u gjetur asnjë gjurmë, as nga familjarët, as nga komuniteti, dhe as nga autoritetet policore.
Kjo situatë ka ngritur shumë pyetje tek banorët e zonës.
