Zbardhja e bisedave Balluku-Berberi, Berisha: Ja kush është KURVA që përmend Belinda në mesazhe
Pjesë nga dosja e Tunelit të Llogarasë, ku SPAK po heton tenderin e kësaj vepre infrastrukturore, ndërsa e pandehur mes shumë zyrtarëve është marrë edhe numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, janë publikuar nga SyriTv.
Në përgjimet nga bisedat mes Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, dalin në pah nofkat, kërcënimet, anulimet dhe hapjen e tenderëve te mesazhet me dedikime ndaj njëri-tjetrit.
Përgjimet janë zbuluar nga bisedat telefonike të Belinda Ballukut dhe Evis Berberit, të dhëna këto që u nxorën nga aparati celular “Blackberry”, pasi iu sekuestruan ish kreut të ARRSH-së.
Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas zbardhjes sw bisedave tw zv.kryeministres Belinda Ballukut me kreun e ARRSH Evis Berberin.
Berisha theksoi se Balluku në këto biseda e cilwson kryeministrin Edi Rama “k*rva”.
“Miq, ju lutem lexojeni këtë shkëmbim mesazhesh midis Rahmetlije Ballukut dhe Ervis Berberit për të kuptuar rolin e Ramës në këtë aferë që ajo e cilson: atij k*urves.” shkruan Berisha.
