javascript hit counter Sipas Herodotit (Hist. VII, 73): Origjina e përbashkët Frigët, Dardanët dhe Ilirët - Shqipet

Sipas Herodotit (Hist. VII, 73): Origjina e përbashkët Frigët, Dardanët dhe Ilirët

“Frigët ishin fis pellazgo- Ilir dhe quheshin Brygë; por kur kaluan në Azi, morën emrin Frigë.”

Kjo do të thotë se frigët (Phryges) ishin një popull me origjinë Pellazgo–ilirike, që nga Ballkani kishin kaluar në Azi të Vogël, duke u vendosur kryesisht rreth lumit Sangarios dhe Dardanisë aziatike, afër Trojës. Pra, Frigët dhe Dardanët ishin fise të një trungu të përbashkët – pjesë e popullsive pellazge që përhapeshin nga Trakia deri në brigjet e Trojës.

Dardania e Azisë së Vogël si Frigia e Vogël

Në burimet antike, sidomos tek Straboni dhe Plini Plaku, gjendet ndarja e Azisë së Vogël në:

  • Frigia e Madhe (Phrygia Major) – në brendësi, me qendër Gordionin.
  • Frigia e Vogël (Phrygia Minor) – në veriperëndim, ngjitur me Trojën dhe Dardaninë aziatike.

Kjo Frigi e Vogël përfshinte territoret e dardanëve aziatikë, për këtë arsye autorë si Eissner e quajnë Dardani – Frigi të Vogël, sepse në atë zonë kufizoheshin dhe shpesh bashkëjetonin Dardanët, Trojanët dhe Frigët.

Në mitologji, Dardani, themeluesi i Dardanisë dhe paraardhës i Trojanëve, përmendet si biri i Zeusit dhe Elektrës, ndërsa Mbret Midas i Frigjisë lidhet me të njëjtën traditë pellazge.

Në disa mite thuhet madje se Frigët ishin degë e Dardanëve të Trojës, që pas rënies së qytetit u shpërndanë në brendësi të Azisë së Vogël. Kështu, termat Dardani dhe Frigi shpesh përdoreshin si të ndërlidhur për të njëjtën hapësirë kulturore dhe etnike. @s.ndrecaj

Shikoni ju lutëm më vëmendje këtë fotografi , analizone vetë.

Gruaja nga Frigjia 3000 vite më parë ,dhe Gruaja Mirditore 3000 vite më.pas , të njëjtën mbules koke . A NUK është krenari për kombin tonë, historia përmes kujtesës dhe traditës flet më shum se 1001 fjalë .

Scroll to Top