Skandal në Maqedoninë e Veriut, rishfaqen “Majmunët”: Dhoma gazi për shqiptarët (Video)
Shkëndija e Haraçinës luajti sot në transfertën e Pobedas, duke fituar me rezultatin 0-1.
Sfida ishte e vlefshme për javën e 10-të të kategorisë së dytë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa thirrjet skandaloze u regjistruan nga tifozeria e Pobedës.
“Majmuni”, quhet tifogrupi, që në Prilep thërriste sot: “Dhoma gazi për shqiptarët”.
Ata janë të njohur për racizmin ndaj shqiptarëve, pasi edhe kur Kombëtarja ka luajtur në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të pranishëm me të njëjtat thirrje.
Shkëndija e Haraçinës mban aktualisht vendin e parë. Klubi shqiptar ka për synim vetëm ngjitjen në elitën e futbollit maqedonas./panoramasport.al
Skandali në Maqedoninë e Veriut: (VIDEO)
