javascript hit counter “Më donin me pranga në duar!”- Erion Veliaj: Izolim im i imponuar nga shteti, nuk e zgjodha unë që të mbyllesha në një burg në kënetë - Shqipet

“Më donin me pranga në duar!”- Erion Veliaj: Izolim im i imponuar nga shteti, nuk e zgjodha unë që të mbyllesha në një burg në kënetë

Nga foltorja e Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj tha se “më shkëputën nga puna ata që më donin pas herkuave”. Në fjalën e tij në seancën ku u shqyrtua ankimi i tij për shkarkimin nga detyra, ish kryebashkiaku theksoi se izolimi i tij ishte i imponuar nga shteti.

Veliaj deklaroi se “si mund të quhet shkelje, kur ai është i ndaluar nga vetë organet e shtetit në bazë të një vendimi që nuk është i formës së prerë”.

“Punë nga e cila më shkëputen pabesisht ata që donin me të shihnin më pranga në duar dhe jo me lopatë në duar. Që nuk donin Lali Erin në zyrë, sepse ajo zyrë ishte bërë simbol dashurie për qytetin. Mund ta burgosësh një njeri, por jo të vërtetën. E vërteta është se mos prezenca ime nuk ka qenë zgjedhja, pra unë nuk zgjodha që të vetërrëmbehem, të vetëizolohem dhe vetëinternohem në qytetin e Durrësit në një burg në kënetë. Por pasojë e një izolimi të imponuar nga shteti, përmes një vendimi dispropocional nga letra anomime dhe zell persekutues që me privoi jo vetëm nga liria dhe familja, por edhe qyteti im”, tha ndër të tjera Veliaj.

Scroll to Top