javascript hit counter “Porche” me 200 km/orë/ Ky është 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin në Vlorë! (Foto) - Shqipet

“Porche” me 200 km/orë/ Ky është 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin në Vlorë! (Foto)

Personi që shihni në foto është 32-vjeçari me Porche që aksidentoi për vdekje adoleshentin mbrëmjen e 28 tetorit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, kur një automjet tip Porsche ka goditur dhe më pas ka tërhequr motorin me të cilin po lëvizte viktima për disa metra. Si pasojë e plagëve të rënda, Shametaj ka humbur jetën në vend.

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin e rëndë me humbjen e jetës së 17-vjeçarit.

Gjatë seancës i akuzuari ka kërkuar falje për ngjarjen.

Sipas hetimeve të policisë, shoferi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit, një fakt që është konfirmuar edhe nga autoritetet. Leandro Shametaj, i cili punonte si kamerier në një lokal në qytetin bregdetar, po kthehej në shtëpi me motorin e tij kur ka ndodhur tragjedia.

Scroll to Top