javascript hit counter JURGEN ULDEDAJ SHKRUAN HISTORINË, SHPALLET KAMPION BOTE NË BOKS - Shqipet

JURGEN ULDEDAJ SHKRUAN HISTORINË, SHPALLET KAMPION BOTE NË BOKS

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka hyrë në histori, pasi është shpallur kampion bote nga International Boxing Organization (IBO), në kategorinë IBO Cruiserweight, pas fitores ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum.

Ndeshja u zhvillua në O₂ Arena të Londrës dhe përfundoi me fitoren e shqiptarit pas një dueli të fortë e të ekuilibruar në raundet e para, por që Uldedaj e dominoi në fund duke fituar me vendim të gjyqtarëve.

Ky është titulli i parë botëror në historinë e boksit shqiptar në këtë organizatë, një arritje që e ngjit Uldedajn në elitën e sportit ndërkombëtar.

Deri tani, ai numëron 21 fitore në karrierë, prej të cilave 12 me nokaut, dhe ka mbajtur më parë tituj si “WBO Youth”, “WBC Youth”, “IBF International”, “WBA Inter-Continental” dhe “IBO Mediterranean”.

Edhe pse stërvitet mes Gjermanisë dhe Anglisë, Uldedaj vazhdon të ngrejë me krenari flamurin shqiptar në arenat më prestigjioze të boksit botëror.

Scroll to Top