javascript hit counter Një histori e trishtë! “Behluli, ‘Luli i vocërr’ i ditëve tona, i harruar në rrugët e Durrësit” - Shqipet

Një histori e trishtë! “Behluli, ‘Luli i vocërr’ i ditëve tona, i harruar në rrugët e Durrësit”

Një histori e trishtë na vjen nga Durrësi. Behluli, një djalë i vogël me vetëm katër klasë shkollë, endet rrugëve pa strehë, pa familje dhe pa asnjë shpresë.

Një qytetare, e cila e ka parë shpesh, rrëfen për JOQ Albania se ai është i braktisur nga e ëma, që thuhet se ndodhet në Francë, dhe më pas edhe nga i ati. Prej më shumë se një viti, Behluli qëndron çdo ditë në zonën e Kënetës, duke lypur ndonjë monedhë për të mbijetuar.

“Sot, teksa dola nga spitali, e pash të shtrirë përdhe, teksa dridhej nga i ftohti, i lodhur, i pafuqishëm për t’u ngritur. I strukur aty, ndoshta për të gjetur pak ngrohtësi në një botë që e ka harruar”, – tregon ajo.

Qytetarja shton se është e pakuptueshme si shteti dhe institucionet mbyllin sytë përballë një fëmije që endet rrugëve:

“Ka policë që patrullojnë për të gjobitur makina, por askush nuk ndalet pranë Behlulit. Askush nuk pyet nëse ai ka ngrënë, nëse është gjallë, nëse ka ku të flejë.”

Ajo e quan “Lulin e vocërr të ditëve tona”, një kujtesë e dhimbshme se humaniteti po shuhet çdo ditë nga pak, ndërsa fëmijët si ai treten në heshtje në rrugët e Shqipërisë.

Scroll to Top