javascript hit counter GRATË E SHQIPTARËVE – FUQIA E PËRJETËSISË NËPËR SHEKUJ - Shqipet

GRATË E SHQIPTARËVE – FUQIA E PËRJETËSISË NËPËR SHEKUJ

Olimpia, Euridika, Aferdita, Kynane – ashtu si Mbretëresha Teuta e Ilirisë, u shquan në botën e lashtë për autoritetin e tyre politik dhe ushtarak.

Ato ushtruan pushtet, zhvilluan negociata dhe udhëhoqën ushtri, duke u dalluar qartësisht nga gratë e botës greke, të cilat ishin të përjashtuara nga jeta publike dhe të kufizuara brenda mureve të shtëpisë.

Ky frymëzim i lashtë nuk u shua me kohën.

Në Mesjetë, ai u mishërua me Mamica Kastriotin, motrën e Skënderbeut, ndërsa në shekullin XVII u ringjall me Norën e Kelmendit, heroinën që udhëhoqi popullin e saj në luftë.

Në epokën moderne, Tringë Smajli dhe Shotë Galica e vazhduan këtë traditë të qëndresës dhe udhëheqjes, duke u vlerësuar nga shtypi perëndimor si “Amazona shqiptare” apo “Zhan d’Arka e Ballkanit”.

Nga Antikiteti deri në shekullin XX, gratë shqiptare mbajtën të gjallë flakën e autoritetit, të dinjitetit dhe të luftës për liri. Ky zjarr është trashëgimia jonë e pavdekshme. Ato janë paraardhëset e grave shqiptare të sotme – gratë e zjarrit dhe të dritës. @s.ndrecaj

Scroll to Top