javascript hit counter Reagimi i Rita Orës pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë - Shqipet

Reagimi i Rita Orës pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë

Pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultatin 1-0 mbrëmjen e kaluar, artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar në mënyrën e saj karakteristike.

Në një postim në InstaStory, këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë një fotografi nga një performancë e saj, ku mban të veshur një kostum të zi e mbështjellë me flamurin shqiptar. Postimi është interpretuar nga shumë fansa si një shenjë krenarie dhe mbështetje për kombëtaren shqiptare, e cila arriti një fitore të rëndësishme ndaj Serbisë.

Rita Ora njihet për mënyrën se si gjithmonë shpreh krenarinë për rrënjët e saj shqiptare dhe përkrahjen ndaj Shqipërisë në çdo rast të veçantë.

Rita vazhdon të jetë një ambasadore e fuqishme e kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare.Fansat e saj shprehin gjithmonë entuziazmin për çdo hap të saj që lidhet me vendin e origjinës.

Scroll to Top