javascript hit counter FISI PELLAG I KEKËROPVE QË KRIJUAN ATHINËN - Shqipet

FISI PELLAG I KEKËROPVE QË KRIJUAN ATHINËN

Sipas Herodotit, mbreti i parë i Athinës ishte Kekropi, i cili udhëhoqi fisin e Kekropëve – një degë e hershme e pellazgëve veriorë, që zbritën nga Gegëria e lashtë drejt Atikës. Në kohët më të vjetra, ata zotëruan kodrën e Akropolit dhe e quajtën atë Kekropia – shumë përpara se të quhej “Athinë”.

Emri Kekropi nuk është me origjinë greke, siç dëshmon Straboni, por rrjedh nga rrënja iliro-shqipe GEG-ROP / GEG-ROB, që do të thotë “Gegët e ardhur” ose “njerëzit e Gegërisë”. Tukididi dëshmon se Kekropët ishin banorët më të hershëm të Atikës.

Ndërsa Herodoti shkruan:

“Athinasit, në kohët kur pellazgët mbanin këtë vend që sot quhet Hellas, ishin vetë Pellazgë dhe quheshin Kranai (Kranet, Krenët, Krerët) – të parët.”

Kështu, Kekropia – Athina e parë pellazge – lindi nga fisi i Gegëve të lashtë, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, që ngritën themelet e qytetërimit që më vonë u quajt helenik.

Më pas, popuj të ardhur nga lindja do të pushtonin këto troje dhe do t’i dëbonin pellazgët nga vendi i tyre.

Në artin e lashtë, Athena, perëndesha e mençurisë, paraqitet duke ia dorëzuar fëmijën Erikhthonios mbretit Kekrop – simbol i bashkimit të hyjnores me tokësoren, i qytetërimit me racën autoktone të Pellazgëve.

Burime antike:

  • Herodoti, Histori
  • Tukididi, Historia e Luftës së Peloponezit
  • Straboni, Gjeografia

@s.ndrecaj

Scroll to Top