javascript hit counter Sipas këngës popullore, cila ishte arsyeja që Azem Bejta v’rau Zefin e Vogël?! - Shqipet

Sipas këngës popullore, cila ishte arsyeja që Azem Bejta v’rau Zefin e Vogël?!

Nëpër këngët popullore rabsodike, të kënduara ndër breza, gjejmë shumë gojëdhëna për ngjarje të ndryshme historike që kanë ndodhur në trojet shqiptare. Edhe pse nuk mund të themi se kanë një bazë të fortë historike shkencore, duhet pasur parasysh se, bazuar në instancat kohore, shumë prej ngjarjeve dhe rrethanave të kohës janë përjetuar nga rabsodët popullorë dhe pastaj janë përcjellur përmes këngës deri në ditët e sotme nga rabsodët që kanë kënduar pas tyre. Andaj bazuar në këtë fakt, nuk mund të themi se ngjarjet, gojëdhënat dhe historia që është paraqitur nëpër këngën popullore, nuk mund të merret si fakt historik dhe shkencor. Madje, në shumë raste historia e shumë ngjarjeve që kanë ndodhur më parë nëpër trojet shqiptare, versioni i paraqitur në këngën popullore ka dalë të jetë më i saktë (pas studimeve të mirëfillta historike) sesa historia që është mësuar në librat e historisë të ndikuara nga sistemet komuniste si në Shqipëri e poashtu edhe në Kosove.

Një ngjarje shumë interesante, që është kënduar në këngë dhe që ka pasur debat të madh dhe ka hapur edhe shumë polemika, është vrasja e Zef Kol Ndokes ose njohur edhe si Zefi i Vogël nga Azem Galica.

Shumë thonë se Zefi i Vogël i vra në tradhti, ndërsa kënga popullore rrëfen se Azem Bejta e vrau atë për qështje nderi dhe morali.

Kënga këndohet dhe rrëfen kështu:

  • O, prej Kosove – shkuen n’ Shypni ,
  • O , për me i zhdukë do faqezi !
  • O, ‘i konak e bajshin n’ Shkodër ,
  • Atë natë shkojke ai Zefi i Vogël !
  • Zefi i Vogël , o, si asllan ,
  • O, vet i dhetëti , o, n’ atë konak .
  • O, na u mushë kulla plot shkodranë ,
  • Kishte krenë edhe bajraktarë ,
  • Azem Bejta ish kanë pa qef ,
  • O, ish kanë mlue me qyrk të vet …
  • O, Zefi i Vogël, o, majke fjalë –
  • Ngoni krenë edhe bajraktarë ,
  • Ju shkodranë e kosovarë ,
  • Pasha Krishtin , o, be po banë ,
  • Jam martue , o, qe dy javë ,
  • O, dy nuse , o, i kam marrë ,
  • O, t’ katunit , o, t’ venit t’ parë ,
  • O, muslimankë , o, çikën me nanë !
  • Ngoni shokë , Zefi po u thet –
  • O, s’ kish gja , o , ma lezet ,
  • O, me marrë çikën me nanë t’ vet !
  • O, zunë po keshin , o, bajraktartë ,
  • Azem Bejta , o, mirë po i ngon ,
  • Si ke ratë , na u çojke n’ kamë –
  • Zoti u vraftë , o, bajraktarë ,
  • Qysh po keshni , o, me këtë fanë ,
  • O, erzin tonë për gojë tue marrë ?!
  • O, Azem Bejta – trim i Drenicës ,
  • Çka i tha Zefit , o, prej Mirditës –
  • Po m’ vjen keq prej konakxhisë ,
  • O , s’të lëshoj gjallë me shkue n’ Mirditë !
  • O, Azem Bejta , ia dha besën –
  • Mas këtij veni , o, ku t’ zatetëm ,
  • Maje mend se çka ke thanë ,
  • O, me ‘i herë luftën , o, kem me e kallë !
  • O, nuk na u banë as tridhetë ditë ,
  • O , n’ Vau t’ Spaçit , o, janë zatetë ,
  • Zefi i Vogël , o, me shokë t’ vet !
  • Haj , medet , po bajnë mileti –
  • Janë zatetë Zefi e Azemi !
  • Krisi pushka e Azemit –
  • O, n’ birë t’ veshit , o, ja ngjet Zefit !
  • Krisi pushka – ushtoj mali ,
  • O, u vra Zefi , o, vet i katri !
  • N’ tanë Shypninë na u shkep haberi –
  • O, sod e vrau Zefin , o, Azemi ! /Trungu & InforCulture
Scroll to Top