VIDEO: Vritet brenda Gjykatës së Apelit Tiranë, gjyqtari Astrit Kalaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Sipas raportimeve janë dëgjuar të shtëna me armë, ku ka mbetur i vrare gjyqtari Astrit Kalaja.

Nderkohe, Gjon Shkëmbi është identifikuar si personi që qëlloi për vdekje me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Raportohet se gjyqtari Kalaja kishte në dorë një çështje pronësie ku ishte i përfshirë autori, ndaj edhe besohet se motivi i krimit ka pasur të bëjë me këtë rast. Autori i dyshuar ka plagosur dhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Scroll to Top