javascript hit counter LEUTRIMI – ENGJËLLI I KOSOVËS( Dhimbje atdheu) - Shqipet

LEUTRIMI – ENGJËLLI I KOSOVËS( Dhimbje atdheu)

Petku i borës së parë në vjeshtën e kosovës e paska mbuluar Leutrimin e vogël ,e mbi kokë ja paska vënë plisin e bardhë ashtu siq edhe e kishte shpirtin e bardhë ky fëmijë, me sytë që nuk panë kurrë pranverën e lirisë.

Vetëm shtatë vjeç, e bota iu shua mes krismash, por shpirti i tij u ngjit në qiell, për t’u bërë dritë mbi plagët e Kosovës.

Armët e kriminelve serb ia morën frymën, por jo pafajësinë. Asnjë plumb nuk e shuan dashurinë e një fëmije që ëndërronte të luante në oborrin e shtëpisë. Sot, bora e mbulon trupin e tij të bronztë
si një mantel i bardhë nderimi, e përkujtimi për këtë fëmijë të pafajshëm që u vra vetëm pse ishte shqiptarë dhe çdo fjollë që bie, pëshpërit emrin e tij:

Leutrim… Kosova të mbanë më gji që nga acaret e ftohta shpirti mos të të ngri Bir i Kosovës, që re për të jetuar në përjetësi….@.s.ndrecaj

Scroll to Top