Vendosnin koka derrash pranë xhamive në Paris, arrestohen 11 serbë
Policia serbe ka arrestuar 11 persona të dyshuar për nxitje urrejtjeje në Francë dhe Gjermani.
Sipas Ministrisë së Brendshme, shtetasit serbë vepronin nën udhëzimet e një personi tjetër të lidhur me një shërbim të huaj inteligjent, i cili është ende në arrati.
Grupi akuzohet se kishte për qëllim përhapjen e urrejtjes dhe dhunës mbi baza fetare e racore.
Në fillim të shtatorit, ata vendosën nëntë koka derrash pranë disa xhamive në Paris dhe rrethinat e tij, duke shkaktuar indinjatë në opinionin publik.
Të dyshuarit do të dalin para gjykatës për akuza që përfshijnë diskriminim racor dhe spiunazh. Arrestimet u kryen në Beograd dhe në Velika Planë, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë.