Policja e Elbasanit shfaq simpatinë për Putin: Burrë, jo llafe
Anisa Kostani, emri i nën komisares (e njohur edhe si policja e Elbasanit) mund t’ju tingëllojë mjaft i njohur, pasi zuri titujt kryesorë të mediave pak muaj më parë me kërcënimin e saj të hapur për gazetarët se do “do përfundoni nën rrota”.
Pas kësaj erdhi edhe pezullimi i nën komisares nga nga vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit asokohe, Gledis Nano.
Por Kostani u rikthye në detyrë shpejt dhe tashmë edhe me 21 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram të cilëve u ekspozon vazhdimisht jetën e luksit nga makinat e shtrenjta apo udhëtimet e shpeshta.
Së fundmi ajo u ka treguar ndjekësve të saj “fiksimin” që ka për Presidentin rus, Vladimir Putin.
“Burrë, jo llafe”, shkruan ajo krah disa fotove të Putin.