PIRRO I EPIRIT DHE ORIGJINA ILIRE E KAONËVE

Pirro i Epirit ishte një Kaon, në krye të Lidhjes Mollose – shtetit epirot që përfshinte Thesprotët, Kaonët dhe Molosët. Ka shumë fakte që dëshmojnë sidomos për Kaonët, të cilët jetonin në trojet e Shqipërisë së sotme dhe që dalloheshin qartë nga grekët në shumë aspekte. Shumë studiues të huaj dhe arkeologë asnjanës besojnë se Kaonët nuk flisnin greqisht, por ilirisht, pavarësisht se morën pjesë në luftërat që më vonë u identifikuan si greke.

Epiri dhe Maqedonia ishin të banuara nga popuj ilirë, të cilët në një masë të caktuar u helenizuan. Historianë të njohur të lashtësisë i identifikojnë këto dy krahina si të banuara nga “të afërmit e ilirëve të veriut”. Shkrimi fenikas, që u bë më vonë greqishtja e lashtë, i gjetur në shumë mbishkrime arkeologjike, ashtu si edhe shkrimi latin i periudhave pasuese, nuk janë tregues të përkatësisë etnike të popullsisë që banonte në ato troje. Këto shkrime u përdorën kryesisht si mjete komunikimi tregtar, ashtu siç përdoret sot gjuha angleze në internet.

Origjina etnike e epirotëve ka qenë objekt debatesh kryesisht në kohët moderne. Historianët dhe arkeologët më të hershëm kishin një qasje më të qartë: Fanula Papazoglou i cilësonte si ilirë, ndërsa Arnold J. Toynbee i konsideronte si folës të ilirishtes. Studiuesja Chrisoula Ioakimidou (1997) ka theksuar se ata nuk mund të etiketohen si grekë me siguri, ndërsa Plini i vjetër i quante “barbarë”.

Scroll to Top