Çfarë bëri At Gjergj Fishta kur disa katolikë deshën të digjnin xhaminë e Lezhës?
Kur disa katolikë deshën me djeg xhaminë e Lezhës, këtë e merr vesh At Gjergj Fishta dhe me t’u errësu, shkon tek xhamia.
Kur ata shkun për t’a djeg, At Fishta u flet në emër, dhe ata të çuditur i thonë: “Si mor At ti, edhe prift edhe hoxhë?” At Fishta ju përgjigjet thjesht:
“ Jo, unë jam prift, por meqë Hoxha kishte ca punë në Shkodër me tha mu me e rujt’ se edhe kjo është shpia e Zotit për shqiptaret”.