Tmerr në Greqi/ Gruaja shqiptare copëtohet nga makineria e mishit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Mesolongi të Greqisë mbrëmjen e së premtes, ku një grua shqiptare ka humbur jetën gjatë aksidentit në punë.
Viktima, rreth 50 vjeç, kishte shkuar për të pastruar makinerinë që pret mishin në një dyqan. Por fatkeqësisht, gruas shqiptare iu bllokuan flokët tek makineria dhe humbi jetën.
E gjithë skena tragjike ndodhi përpara syve të vajzës së viktimës, e cila shoqëronte të ëmën.
Vajza nisi të bërtasë dhe në vendngjarje shkoi policia, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse.
E bija, për shkak të ngjarjes së rëndë, ka mbetur e traumatizuar.
Sipas mediave greke, gruaja shqiptare dhe vajza e saj punonin të dyja duke pastruar nëpër dyqane.
Viktima jetonte prej 2 vitesh në Mesolongi së bashku me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10 vjeç.
Ajo ishte larguar nga Shqipëria pas ndarjes nga bashkëshorti dhe kishte shkuar në Greqi.
Një banor i lagjes ku jetonte viktima, ka folur me fjalë pozitive për të ndjerën.
“Ajo ishte shumë e mirë, punonte nga mëngjesi deri në darkë me vajzën duke pastruar dyqane për të nxjerrë bukën e gojës”. /tvklan.al