free html hit counter

Dalin detaje, zbulohet qeveria e re e kryeministrit Rama (Emrat)

Kryeministri Edi Rama, ashtu siç ka paralajmëruar, ditën e enjte, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, më 11 shtator, për të shpallur prioritetet dhe ekipin me të cilin do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Belinda Balluku, aktualisht ministre e infrastrukturës, pritet të spostohet në Kryetare Kuvendi.

Gjithashtu, Elisa Spiropali, aktualisht Kryetare Kuvendi, pritet të marrë postin e Ministres së Jashtme
Blendi Gonxhe, aktualisht ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pritet të mbajë postin e Ministrit të Infrastrukturës, mëson Albeu.com

Përbërja e re e Qeverisë Rama 4

  • Kryetare Kuvendi Belinda Balluku
  • Zv/KM-Adea Pirdeni
  • M.Jashtëm- Elisa Spiropali
  • M.Mbrojtje-Pirro Vengu
  • M.Brendshëm- Vlora Hyseni
  • M.Drejtësisë- Elira Kokona
  • M.Financës- Genti Gazheli
  • M.Infrastrukturës-Blendi Gonxhe
  • M.Bujqësisë- Bledi Çuçi
  • M.Turizmit- Ervin Demo
  • M.Arsimit- Arbi Mazniku
  • M.Kulturës-Besiana Kadare
  • M.Antikorrupsion Albana Koçiu
  • M.Ekonomisë Delina Ibrahimaj
  • M.Dixhitalizimit- Mirlinda Kacinaj
  • M.Diasporës-Romina Kuko
  • Ministër i Shëndetësisë: një eksperte nga jashtë Shqipërisë.
Scroll to Top