free html hit counter

Prof. Oliver Jens Schmitt: Serbët ishin aleatë vendimtarë të Osmanëve në pushtimin e Ballkanit dhe Konstantinopojës

Sipas Prof. Oliver Jens Schmitt, serbët luajtën një rol kyç si mbështetës të osmanëve gjatë zgjerimit të tyre në Ballkan dhe në marrjen e Kostandinopojës. Një nga momentet më vendimtare ishte Beteja e Dytë e Kosovës, ku ata penguan aleancën e mundshme mes Gjergj Kastriotit dhe prijësit hungarez, Janosh Hunjadi.

Në këtë periudhë, sidomos trevat e Shqipërisë së veriut dhe të mesme u goditën rëndë nga fushatat osmane, duke u rrënuar pothuajse tërësisht. Një pjesë e banorëve u detyruan të strehoheshin në zonat malore, ndërsa të tjerë u shpërngulën jashtë Ballkanit, duke themeluar komunitetet arbëreshe në Itali.

Scroll to Top