Policia speciale bastis edhe vilën e Radoiçiqit në Ujman

Shënjestër e kontrolleve të realizuara sot nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në veri të vendit, është edhe një vilë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Siç raporton Klan Kosova, Policia e Kosovës ka shkuar për kontroll edhe në vilën e Millan Radoiçiqit, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe, e cila gjendet në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Vila e tij që ndodhet në Ujman është duke u bastisur prej orës 6:00 të mëngjesit.

Ndërkaq, sipas pamjeve të publikuara nga Radio Televizioni i Kosovës, pas kontrollit në vilë, policia ka konfiskuar një varkë.

Prokurori special Naim Abazi ka thënë sot se aksioni i të premtes është zhvilluar kryesisht në pronat të cilat tanimë janë evidentuar si prona të të dyshuarit Radoiçiq.

Në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, Abazi tha se aksioni është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale e me urdhër të gjykatës kompetente.

Scroll to Top