Kontributi por edhe paradoksi shqiptar: Shen Albani- dhe Al-Albani
Është rastësi? Është shumë interesante që populli shqiptar ka dhënë contribute jo vetëm luftarake duke filluar nga Heronjtë e Trojës, nga Aleksandri i Maqedonise, Pirro i Epirit, Kostandini i Madh, Gjergj Kastrioti Madh, Merkur Bua, Napoleon Bonaparti, e plot të tjerë në luftrat për pavarësi dhe liri.
Interesant është fakti që populli shqiptar ka dhënë kontribut edhe në Martirët dhe Shënjtorët e të dy feve Kryesore, qofshin ato Katolike me disa Papë më të shquarit Papa Klementi dhe Shën Albani. Sidoqoftë edhe në fenë islame kemi idalistë dhe klerikë të shquar që përhapën fenë islame.
Dy nga Martirët më të spikatur që kishin të njëjtin emër por se ishin me dy religjione të kundërta ishin Shën Albani me origjinë ilirike dhe Al Albani një shqiptar nga Shkodra. Shkurtimisht jeta e dhe vepra e tyre jo për Shqipërinë por për Fenë në Botë, sepse Shën Albani përhapi kristianizmin në Britani ku dhe u martirizua, po ashtu dhe AL-Albanin ishte nje teolog Islam i famshëm në një nga degët e islamit-Salafizmi.
SHEN ALBANI- ishte martiri i parë i krishterë në Britani. Besohet që vdiq rreth vitit 304, gjatë kohës së Dioklecianit. Karriera e tij e krishterë ishte shumë e shkurtër, sepse u egzekutua nga Romakët gati fill pas konvertimit. Atij iu pre koka. Në literaturën kishtare si të asaj katolike, anglikane dhe orthodokse nuk shpjegohet drejt që ky ishte një alban, pra me origjinë nga Albania-e atëhershem apo iliria.
ka jetuar në fillim të shekullit të tretë në qytetin romak të Verulamiumit. Kur oficerët erdhën në shtëpinë e t, ai veshi veshjet e priftit dhe e dorëzoi veten. Shën Albani u torturua dhe u martirizua në vend të priftit, në kodrën ku tani ngrihet Katedralja e St. Alban. Data tradicionale e martirizmit të tij është 303 ose 304
Shën Albani u konsiderua prej kohësh si një shenjtor martir i vërtetë, protomartiri i Britanisë, dhe për pjesën më të madhe të polemikave të shekullit të 20-të u përqëndruan në datën e martirizimit të tij
Shen Albani kujtohet në Kishën e Anglisë me një Festival të Vogël më 22 Qershor dhe ai vazhdon të nderohet në Komunitetet Anglikane, Katolike Romake dhe Ortodokse.
Çdo vit, gjatë fundjavës më të afërt me festën e tij, Katedralja e Shën Albanit pret “Pelegrinazhin e Albanit”, me kukulla të mëdha që risjellin ngjarjet e martirizimit të Albanit rreth qytetit të Shën Albanit .
Përveç abacisë së tij, kishat në Angli kushtuar Shën Albanit përfshijnë ish- Shën Albanin, Ëood Street në qytetin e Londrës, Kishën e Shën Albanit në Holborn në Londrën qendrore.dhe ky Shënjt nderohet edhe në Zvicër.
AL-ALBANI-. Muhammad Nasir al-Din (1914 – 2 tetor 1999), i njohur gjerësisht si al-Albani, ishte një dijetar islam shqiptar. Një figurë kryesore e Salafizmit, ai përkujtohet për veprat e tij mbi rishikimin e studimeve të hadithit. Al-Albani u arrestua dy herë nga autoritetet baasiste siriane në vitet 1960 për shkak se përhapte Vahabizëm. Më pas, ai dha mësim për tre vjet në Universitetin islamik të Medinës me ftesë të myftiut të madh saudit ibn Baz. Pas kësaj, al-Albani u tërhoq në Bibliotekën Zahiriya në Damask, Siri, dhe më vonë u shpërngul në Aman, Jordani, ku vdiq në vitin 1999.
Nga ana shpirtërore, Albani ishte rreptësisht kundër Tasavufit dhe Sufizmit. Pjesa më e madhe e punës së tij përqendrohej në kritikimin e herezive që, sipas tij, sufistët kishin futur në islam, madje edhe blasfemive të hapura. Ai shkroi një vepër të gjatë mbi Tevasulin, ku dënonte praktikën e lutjes tek shenjtorët e vdekur duke e quajtur atë një formë apostazie – në frymën e ibn Abd al-Ëah’hab.
Al-Albani vizitoi vende të ndryshme për predikime dhe ligjërata – mes tyre Katarin, Egjiptin, Kuvajtin, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ai lëvizi disa herë mes Sirisë dhe disa qyteteve të Jordanisë. Pas ndërhyrjes së ibn Baz-it pranë autoriteteve arsimore saudite, al-Albani u ftua për herë të dytë në Arabinë Saudite për të shërbyer si drejtues i arsimit të lartë në jurisprudencën islame në Mekë.
Më pas, Al-Albani u kthye në Siri dhe pak kohë më vonë u shpërngul në Jordani, ku jetoi pjesën e mbetur të jetës. Ai vdiq në vitin 1999, në moshën 85-vjeçare. Bashkëshortja e tij ishte Umm al-Fadl.
Al-Albani përfaqëson një dijetar idiosinkratik me intelekt të jashtëzakonshëm. Ai kishte mendime të veçanta pothuajse për çdo temë. Edhe pse mund ta quajmë Salafi, ai krijoi një rrugë të vetën brenda Salafizmit – duke u shkëputur nga teologjia e ibn Abd al-Ëahhab, nga jurisprudenca e Hanbalitëve, nga tradita sufi hanbalite dhe nga tradita e hadithit që kishte mbetur në heshtje për shekuj.
Në përfundim mund të them se megjithëse jemi një vënd i vogël Shqipëria ka kapacietete të mëdha intelektuale jo vetëm strategë ushtarakë si më sipër por edhe klerikë të famëshëm për të dy fetë kryesore të botës Kristianizmin dhe Islamin.
Prania e dy emrave të njëjtë por në dy pole të kundërta klerikale Shën Albani dhe Al Albani ndonëse në kohë distancisht të largëta gati prej 2 mijë vitesh, tregon se intelekti i popullit shqiptar është në shumë raste më cilësor se edhe i popujve më të mëdhenj në numur, megjithëse në cilësi nuk ka diferenca.
Një populli i tillë si shqiptarët mesa duket e kishin të pamundur të mbanin vetëm një Fe, pikërisht sepse indivdualizmi i tyre mbetet nga më të spikaturit dhe se shqiptarët lindin në përgjithësi për të komanduar mbase në çdo degë, prandaj nuk ështëe rastësishme thënia e Ahmet Zogullit se: mora titullin `Naltmadhëri` sepse shqiptarët megjithse të varfër e të rreckosur kanë potencialin të jenë gjithsecili `Madhëri` kur ju vjen rasti.
Këtë e kanë treguar në Luftën e Trojës, në Perandorinë Romaku, në Perandorinë e Bizantit, në Perandorinë Otomane, madje dhe në ditët e djeshme e të sotme, kur çliruan vëndin pa ndihmën e aleatëve.
Kështu ndodh edhe në ditët e sotme ku shqiptarët nuk mund të kompaktësohen sepse e kan në trashëgimi- individualitetin e fortë- të jenë NJISH në cdo fushë, pra janë uthull e forte që prishin enën e vet.