free html hit counter

Historia e vajzës së Eli Farës, që u prangos edhe 5 vite më parë se ndihmoi dy trafikantë

Ronxhensa Kapurani, e njohur me emrin Marina Fara, ka rënë në prangat e policisë dy ditë më parë. Vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është arrestuar në Vorë, ku sipas policisë, posedonte një sasi kokaine. Mësohet se 39-vjeçares, i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan -R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi policia.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Marina Fara ka probleme me drejtësinë. Në vitin 2020, ajo u la në masën detyrim paraqitje nga Prokuroria, pasi u përfshi në përgjime gjatë një operacioni policor ku u arrestuan dhjetëra persona. Asokohe, policia ushtroi kontroll në banesën e saj, por nuk gjeti asgjë që e implikonte me grupin. Ajo u arrestua pasi dyshohet se ndihmoi dy persona t’i shpëtonin policisë.

Personat në fjalë ishin në ndjekje nga uniformat blu, ndërsa sipas raportimeve të 5 viteve më parë, Fara i ndihmoi së bashku me një mikeshën e saj duke i marrë me makinë. Megjithatë nuk u faktua që vajzat të kishin dijeni për drogën. Ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar 39-vjeçarja për arrestimin e dy ditëve me parë, ndërsa nuk ka asnjë reagim as nga mamaja e saj Eli Fara.

Scroll to Top