Qendra e Tiranës dikur, vetëm 8 vjet pasi u shpall kryeqytet!
Nuk kanë kaluar as 100 vjet dhe ndryshimi është i madh. Dallohet sahati në rindërtim dhe hotel “Splendid”, i cili u shemb për hapjen e sheshit “Skënderbej”. Fotoja është marrë nga koleksionisti, ish-drejtori i arkivave, Kastriot Dervishi.
Tirana kishte në atë kohë vetëm 8 vite kryeqytet. Sot kryeqyteti është mbushur me pallate dhe kulla të shumta mbi 20 kate. Vetëm në 20 vitet e fundit ndryshimi në transormimin e kryeqytetit është i dukshëm.