Emigrantët zbresin nga gomonia, pushuesit i ndjekin dhe i sulmojnë
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar të shtunën në Granada të Spanjës. Teksa pushuesit kryesisht vendas kishin zgjedhur të qëndronin në atë bregdet, një gomone me emigrantë të paligjshëm zbarkon para tyre duke hedhur njerëzit në det.
Të ndodhur para kësaj skene, pushuesit spanjollë kanë vrapuar pas tyre duke i ndjekur dhe sulmuar të zemëruar, siç duket në videon e publikuar sot nga prestigjiozja “The Sun”.
Më pas, kanë ardhur forcat e policisë që kanë bërë të mundur ndalimin e tyre duke vendosur rendin dhe sigurinë në atë bregdet.