Kërcënoi me bombë! Ky është heroi shqiptarë që ‘mbërtheu’ agresorin në avion
Një incident i pazakontë ka ndodhur të dielën që kaloi në një fluturim “EasyJet” nga Luton në Glasgow, ku një pasagjer lëshoi kërcënime për një bombë që do shpërthente në ajër.
Në pamjet që u bënë shpejt virale në mbarë mediat, shfaqet pasagjeri duke bërtitur “Allahu Ekber”, “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Trump”, sapo del nga tualeti në fund të koridoreit mes sendileve.
Një pasagjer ngrihet nga sendilja dhe e shtrin menjëherë përtokë, ndërkohë që në fluturim ndodheshin dhe disa shqiptarë. Njëri prej tyre ishte dhe Shkëlqimi, djali me bluzë blu që ndihmon në neutralizimin e agresorit. Shkëlqimi e mbajti me këmbë pasagjerin kërcënues, deri kur avioni bëri një ulje të detyueshme ku oficerët arritën të hipin në aeroplan dhe të arrestojnë atë.
“Pershendetje JOQ, nje shqiptar i yni ne incidentin ne Glasgow nese keni degjuar ka qen nje nder te paret qe ka nderhyre per ta mberthyer ate qe kercenonte, do kisha shum deshire te jepni meritat Shqiptarit se ne UK nuk jan vetem per krim por dhe per te ndihmuar ne situata te tilla,” shkruan një i afërm i Shkëlqimit.
Në një moment në fund, pasagjeri që kërcënoi të gjithë të pranishmit, duket teksa kërkon telefonin e tij që me sa duket i kishte humbur.
Kjo ngjarje ka traumatizuar pasagjerët, por Shkëlqimi ishte njëri prej atyre që u përpoqën të vendosin rend gjatë fluturimit.