free html hit counter

Anestin e mbyti e bija dhe i dashuri i saj 55-vjeçar, e goditën në pjesët intime

Është zbardhur dinamika tronditëse e vrasjes së Anesti Ramës, 56 vjeç, në fshatin Frashër të Fierit, ku si autore dyshohet vajza e tij 26-vjeçare, Ermalinda Rama, në bashkëpunim me dyshohet të dashurin e saj 55-vjeçar, Çlirim Dogani. Sipas hetimeve, Ermalinda fillimisht e ka goditur të atin në zonën gjenitale, çka e ka rrëzuar atë në tokë, ndërsa Dogani e ka mbajtur nga duart, duke i mundësuar vajzës ta mbytë me tel. Vrasja dyshohet të jetë kryer me mjete të forta dhe prerëse, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të bashkëshortes së viktimës, Valbona Rama.

Hetimet zbuluan gjithashtu se pas ngjarjes, Valbona ka ndihmuar në pastrimin e gjurmëve të krimit duke fshirë gjakun nga trupi i bashkëshortit të saj, duke e bërë atë bashkëpunëtore në fshehjen e provave. Lidhja intime mes Ermalindës dhe Çlirim Doganit u zbulua nga analizimi i telefonit, pasi vajza ka komunikuar me të pas vrasjes. Të tre personat vajza, e ëma dhe i dashuri janë vënë në pranga nga policia dhe po përballen me akuza të rënda për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe pengim të drejtësisë.

Scroll to Top