Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 6 vrasje të bujshme! Nga pengmarrja te eliminimi i anëtarëve të grupit të Aldo Bares, të gjitha ekzekutimet (Emrat)

Pendimi i Artan Tafanit, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka çuar në zbardhjen e 20 ngjarjeve kriminale, mes tyre 6 vrasje të bujshme. Dy nga vrasjet janë kryer në Greqi dhe 4 të tjera në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë. Report Tv mëson se janë zbardhur vrasjet e: Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt, Dikens Halili.

Report Tv mëson se janë zbardhur vrasjet e: Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt, Dikens Halili.\

1- Zbardhet vrasja e biznesmenit Çajup Selimit në Tepelenë 1 Qershor 2021
2- Zbardhet vrasja e Alban Semakut, ‘kinezi’ në Peqin, 17 Tetor 2021
3- Zbardhet vrasja e Albi Bashaliut në Peqin, 27 dhjetor 2021
4 – Zbardhet vrasja e Fridman Xhaferrajt në Korçë 14 qershor 2021
5 – Zbardhet vrasja e Dikens Halilit në Athinë, 4 tetor 2021
6 – Zbardhet vrasja e biznesmenit Lulzim Qorrit në Athinë, 13 Dhjetor 2018

Arrestimi i Artan Tafanit u krye disa ditë më parë si autor i grabitjes së 30 mijë eurove më 24 qershor 2023 në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë, por u mbajt sekret deri të mërkurën e 27 shtatorit.

Kapja e tij do të rezultonte në një bashkëpunim të shpejt për të rrëfyer disa prej vrasjeve që kanë tronditur vendin në vitet 2018-2021 dhe lëshimin e 15 urdhërarresteve nga të cilat 12 janë ekzekutuar në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”. Detajet u dhanë në një konferencë për shtyp sot (28 shtator 2023) nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Veç vrasjeve janë zbardhur edhe 5 raste të shpërthimeve me eksplozivë.

Më 5 prill 2021 në banesën e Arjan Aliços në Lushnjë, më 29 maj 2021 në atë të Erion Çokut po në Lushnje, në dyqanin e këngëtarit Rigels Rajku, njohur si Noizy më 8 qershor 2022 në Durrës dhe më 1 nëntor dhe 31 dhjetor 2022, në 2 raste, në banesën e Bujar Turkut në Lushnjë.

  • U zbardhën 3 vjedhje nën kërcënimin e armës.
  • Më 24 qershor 2023 në pikën e këmbimit valutor në Astir
  • Më 27 janar 2022 vjedhja e një makinë në Tiranë
  • 22 shkurt 2022 vjedhja e një makine në Durrës.

Ndërkohë, u zbulua në 3 raste tentativa për plotësim të kushteve për vrasje, ajo e tetorit 2021 në Lushnjë ndaj avokatit Adriatik Guri.
Rexhep Ginës më 6 korrik 2022 dhe Genci Hidës në maj 2023.

Të arrestuar

1- Artan Tafani – I penduari
2- Lulzim Spahia
3- Erisian Abedini
4- Ligor Lokmaçka – Aktualisht në burg
5- Bledar Berberi
6- Bujar Abedini
7- Mariglen Topuzi
8- Enriko Xhahysa
9- Klea Gjata
10- Idriz Mane – Aktualisht në burgun e Korçës
11- Fatjon Veliu
12- Laert Haxhiu – Aktualisht në burgun e Greqisë

Në kërkim

  1. Lorenc Lala
  2. Firdeus Berberi
  3. Kristi Bizheku
  4. Endrit Çaushi
Scroll to Top