free html hit counter

“Albin Kurti na premtoi bashkimin me Shqipërinë, por tani po na sjell bostanin e Greqisë”

Një qytetar ka protesuar këtë të hënë para Kuvendit të Kosovës. Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se premtoi bashkim kombëtar, por më shumë është afruar më Greqinë, se me Shqipërinë.

“Albin Kurti na ka rrejt për bashkim kombëtar – ai më së pari po han bostanin e Greqisë, ne duhet atë të Shqipërisë.

Ato çka i ka premtu duhet m’i realizu, ose mos me lënë me hy në Parlament”, tha ai.

Që prej marrjes së drejtimit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti është investuar për marrëdhënie të forta me Greqinë, ku shkon herë pas here, edhe pse Athina nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Ndërsa me Qeverinë shqiptare, Albin Kurti pothuajse nuk ka komunikim fare.

Scroll to Top