Tradita vazhdon! Çiftet shkëmbejnë shamitë në rrugë
Këto pamje që janë bërë virale në rrjetet sociale tregojnë dy çifte të sapomartuara teksa shkëmbejnë shamia në mes të rrugës, në ditën e dasmës së tyre. Ngjarja është regjistruar në Tiranë dhe i referohet një zakoni të lashtë e tradicional shqiptar.
Ky ritual simbolik përfaqëson fatin e mirë dhe mbarësinë për të dy çiftet, ndërsa besohet se shkëmbimi i shamive ndihmon në largimin e syrit të keq dhe xhelozisë që mund të lindë kur dy dasma përplasen rastësisht, për shembull, në krahasime se kush ka më shumë apo më pak.
Më shumë se gjithçka tjetër, ky gjest është një shprehje e respektit të ndërsjellë dhe një dëshirë për paqe e harmoni mes familjeve.
Pamjet kanë ngjallur shumë reagime dhe komente pozitive nga ndjekësit në rrjete sociale.
Video më poshtë