free html hit counter

Nis lufta ndaj fshatarëve që tregtojnë bulmet pa faturë, Rama rrezikon blegtorinë

Nga dita e sotme, tregtimi i bulmetit pa faturë tatimore do të ndalohet. Pas ultimatumit të Ramës, inspektorët tatimorë do të dalin në terren të verifikojnë blegtorët dhe prodhuesit të vegjël. Ky aksion i qeverisë vë në rrezik blegtorët dhe fermerët e vegjël.

Pas ultimatumit të kryeministrit për të rritur gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore dhe për të garantuar “sigurinë ushqimore”, duket se vëmendja është drejtuar vetëm te ata që janë më të pafuqishëm dhe më të pambrojtur në këtë sistem, fshatarët.

Pasi mori mandatin e katërt, qeveria ka vendosur të luftojë tregtimin informal të bulmetit, duke i vënë nën presion ata që mbajnë gjallë bujqësinë dhe blegtorinë. Tashmë asnjë fshatar që ka bagëti nuk do të shesë bulmet pa faturë taimore.

Ndërkohë që kërkohet që fshatarët të tregtojnë gjithçka me faturë tatimore, me argumentin se rritet siguria ushqimore, harrohet një realitet shumë më i rëndësishëm që shumë kompani të mëdha dhe supermarkete që furnizojnë qytetarët shpesh tregtojnë produkte të skaduara ose të prishura.

Blegtorët e vegjël rrezikojnë të mbeten me produkte të pashitura, duke thelluar krizën e sektorit, i cili ka humbur mbi 700,000 krerë lopë dhe bagëti të imta në dekadën e fundit. Ata po goditen edhe një herë nga një masë që nuk i merr parasysh nevojat e tyre.

Ata janë të detyruar të mbijetojnë në një treg ku çdo hap është i vështirë, dhe ku qeveria, në vend të t’u ofrojë mbështetje, i shtyn më tej në një kënd të pasigurt, duke i detyruar të shesin pa mundësi për të ofruar asnjë lloj mbrojtje ligjore për produktet e tyre.

Scroll to Top