free web tracker Chatgpt shpëtimtari në hije, i gjuhës standarde shqipe, shkatërruesi i mendimit krijues dhe sedativi social që amplifikon apatinë shoqërore, tek shqiptari i zakonshëm - Shqipet

Chatgpt shpëtimtari në hije, i gjuhës standarde shqipe, shkatërruesi i mendimit krijues dhe sedativi social që amplifikon apatinë shoqërore, tek shqiptari i zakonshëm

Nga Elis Buba

Fëmijët po na rritën nën ndikimin e përditshëm të Youtube. Kjo dukuri mund të shndërrohet shumë shpejt në një problem të qënësishem identitar. Ndonjëherë fëmijë fare të vegjël flasin dhe shprehen rrjedhshën në anglisht krahësuar me të rritur që e kanë studiuar gjuhën e huaj për vite me rradhë. Ky është një ndër shqetësimet që po indiferentësohet mes prindërisht të rinj e të vjetër. Pasi po zbehet rëndësia e të diturit shqip, krahasueshmërisht me të diturin e një gjuhe ndërkombëtare si anglishtja.

Moslevrimi i gjuhës shqipe në formimin e mendimeve dhe shprehive të përditshme, është i barabartë me moslëvrimin e kësaj gjuhe në letërsi, histori e shkenca të tjera. Përse e shkruaj specifikisht këtë?! Sepse interesi karshi librit letrar dhe më tej shkencor, statistikisht ka ardhur duke u zbehur dhe madje, po i rikthehesha raportit të vjetshëm të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve, PISA që kishte të bënte me vlerësimin e nxënësve në të menduarit krijues. Sipas kësaj matje, Shqipëria është renditur në vendin e fundit me vetëm 13 pikë. Kjo sigurisht është alarmante, por nuk do ndalemi shumë gjatë në këtë pikë, por do i shkojmë më në thellësi çështjes me shpresë se kjo përsjatje do trokasë në ato ndërgjegjie që ende e kanë përzemër qytetarinë, kulturën dhe identitetin e tyre, gjuhësor dhe historik në tërësi.

Përse kemi të bëjme me një paraqitje kaq të dobët të të rinjve shqiptarë, më saktë e nën 15 vjecarëve, në arenën ndërkombëtare sa i takon mendimit krijues? Le të marrim për bazë një tjetër statistikë të papëlqyeshme, por që nuk duhet të na dekurajojë, por zgjoje dhe vendosi në pozicione veprimi e në mos sulmi, për të siguruar të ardhme për disa vlera autentike të kulturës sonë, ndër to më themeltare gjuha. Pak ditë më parë, në një intervistë mjaft energjike dhe në një gjuhë shqipe vështrirë të shqueshme, Jeta Xharra, Drejtoreshë e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) në Kosovë, solli në vëmendjen publike, një të dhënë statistikore të Bankës Botërore, mbi rininë shqiptare në Kosovë, sipas së cilës të rinjtë në fjalë ishin të paktën 6 vite prapa në shkathtësinë gjatë të lexuarit dhe në shkathtësinë e veprimeve matematikore, krahësuar me bashkëmoshatarët e tyre në europën perëndimore. Si mund të kuptohet kjo e dhënë?! Një ndër mënyrat që na jepet e drejta të kuptojmë këtë të dhënë le ta quajmë empirike për momentin, është ajo e drejtpërdrejta. Rinia shqiptare ka hequr dorë nga të lexuarët. Rrjedhimisht është ngathtësuar. Më duhet ende të informohem për një statistikë të ngjashme lidhur me rininë e Shqipërisë shtetërore. Por kam një bindje, jo edhe aq nënshtresore, se e njëjta situatë, në mos edhe më negative paraqitet edhe në këtë anë të kufirit. Përse vlen ti mëshohet kësaj perspective që nuk duket edhe aq inkurajuese? Kjo vetëm për arsye sepse sytë i kemi në ball dhe po dëshmojmë në vetën e parë regresin kulturor të brezave që të vetmen aspiratë që kanë, është të pëlqehen për atë që bëjnë dhe më tej të vijojnë të bëjnë edhe më tej gjëra që u pëlqejnë të tjerëve. Si në një rrjet social virtual, në të cilin jetojmë tashmë të gjithë e asgjë më shumë.

Inteligjenca artificiale e cila po mbjell edhe me tej apatine sociale

Ekziston një klasifikim satirik i shtresave shoqërore, i atribuar Ciceronit, një përmbledhje e thukët e strukturës së pabarazisë dhe gënjeshtrës së institucionalizuar që përshkon shoqërinë njerëzore në çdo epokë dhe në lidhje me ketë dukuri, AI po shërben si sheshues dhe nënshtrues gjithpërfshirës mendjesh dhe shpirtrash në mbarë shqiptarinë. Sepse duke shmangur të menduarët aktivë, pasivizohen qëndrimet dhe reagimet shoqërore. Më poshtë shkurtimisht do shtjellojmë se cfarë Ciceroni (… një orator, filozof dhe politikan i shquar romak i shekullit I para Krishtit) mendon për shoqërinë njerëzore e se si mendimi i tij ndërthuret në të përditshmen e nje kombi të vogël si yni:

I varfri punon e punon
Ky është njeriu i zakonshëm shqiptar, i lindur për të mbijetuar, jo për të jetuar. Ai nuk pyet pse punon, për kë punon, dhe as çfarë merr në fund. Ai është mishërimi i vullnetit të verbër – punon sepse s’ka zgjedhje tjetër. Ai nuk jeton, ai zvarritet.

I pasuri shfrytëzon të varfrit
Në këtë vend, pasuria rrallë është meritë dhe zakonisht është trashëgimi ose hajni e rafinuar. I pasuri shqiptar është mjeshtër i rrjeteve klienteliste, punëdhënës i paligjshëm, dhe herë pas here edhe “filantrop” që përdor bamirësinë si maskë për të fshehur grabitjen.

Ushtari mbron të dy
Ushtari nuk është më hero, por vegël – mbron sistemin që e shkel dhe të varfrin që s’e shpërblen. Në realitetin shqiptar, ushtari është shpesh emigrant ekonomik në uniformë – betohet për flamur, por mendon për bukën e fëmijës në shtëpi.

Tatimpaguesi paguan për të tre
Ky është shtylla e sistemit absurd – ai që e mban shtetin gjallë dhe vetë vdes nga taksat. Shqiptari që punon ndershëm është budallai i shoqërisë moderne, sepse ai paguan për abuzuesit, hajdutët dhe dembelët.

Bankieri vjedh të katërt
Në këtë sistem, bankat nuk janë institucione financiare por gjakpirëse të ligjshme. Përse AI nuk na ndihmon të kuptojmë se nëse do të duam të kuptojmë dhunën më të heshtur në shoqëri, duhet të shqyrtojmë normat e interesit. Aty ku grabitja është ligj, morali është krim.

Avokati mashtron që të pestë
Ligji është një lodër për ata që dinë ta blejnë ose ta shtrembërojnë. Avokati shqiptar shpesh nuk kërkon drejtësi, por shikon se kush paguan më shumë. Ai është mjeshtër i ngatërresës dhe i mbulimit të krimeve me letra.

Mjeku lëshon fatura për të gjashtët sipër
Shëndeti është biznes, jo mision. Në vendin tonë, mjeku e trajton pacientin si klient – jo për të shëruar, por për të faturuar. Farmacia është kisha e re ku shpresat falen në receta.

Bandat frikësojnë të shtatët
Krimi nuk është më errësirë në rrugë, por partner i sistemit. Bandat nuk janë thjesht grupime të margjinalizuara – ato janë pjesë e ekonomisë, të lidhura me politikën, të fuqizuara nga heshtja dhe frika.

Politikanët jetojnë të lumtur falë të tetëve
Ky është kulmi i komedisë së zezë: ata që nuk prodhojnë asgjë, jetojnë më mirë se të gjithë. Në vendin tonë, politika nuk është shërbim – është plaçkë, është teatër i organizuar ku çdo rol kushton.” Dhe populli, me vullnetin e tij të verbër, u jep pushtet për t’u shkelur edhe më shumë.

Përse nuk gjejmë dot zgjidhje qoftë edhe përmes inteligjencës artificiale, për këto probleme konkrete sot, por të vëna në dukje mjeshtërisht që në shekullin e parë nga Ciceroni?!

Artificialiteti i nje inteligjence që po na shpëton mendimet që ende flasin qartë shqip, vetëm fal sajë

Vetëm disa vite më parë, në vendet e punës gjithnjë ekzistonte dikush, të cilit përgjithësisht i referoheshim për ta pyetur se si shkruhet kjo apo ajo fjalë e shqipes, se si shtjellohej profesionalisht ky apo ai tekst dhe ndiheshim me fat që kishim individë të tillë të formuar që na nderonin me ndihmën e tyre dhe puna jonë shkëlqente artificialisht si dikur detyrat e shtëpisë që i kishim mbaruar “me dorën e mamit”. Sot vlera e atij intelektualit të pazëshëm në kolektivin e punës, është zbehur nga një tjetër hero të përtacisë së përgjithshme. Chatgpt, ka hyrë në jetët tona me inteligjencën e tij artificiale, për ta hedhur në hon inteligjencën tonë njerëzore dhe origjinale. Kësisoj librat, revistat gazetat, radiot, televizionet, personazhet publikë, artistët, politikanët e thuajse kushdo tjetër që përdor rrjetet sociale, e përdorin këtë inteligjencë artificiale për tu shfaqur ashtu sic realisht nuk janë. Për të zhvilluar detyra që ndoshta “pa dorën e mamit” nuk do mund as ti kuptonin në thelb të kërkesës. Dhe nga e dimë ne për masivitetin e përdorimit të AI nga të katër anët? Është e thjeshtë, disa e deklarojnë hapur, të tjerët e fshehin, por verifikimi i një teksti, foto, video të automatizuar është thjeshtësisht i verifikueshëm në disa platforma online, ndër to për shembull GPTZero ose Sapling AI. Sakaq që komunikimi ynë artificializohet si edhe vetë inteligjenca jonë, mendimet tona formësohen dhe ngurtësohen në konformizëm të diktuar nga një mencuri që nuk është e jona. Fëmijët rriten duke ndjekur shembuj të panjohur dhe të largët, në videot e stisura për të ndjellë shikueshmëri. Të rinjtë, shtresa më e prekur dhe njëherazi më e rrezikuar nga zbrazëtia intelektuale, kulturohen nga muzika pa kurrëfarë cilësie, por që në një menyrë a në një tjetër e skalit identitetit që në rini dhe të mbetet si gjurmë e pafshishme përjetë. Qartësisht muzika moderne shqiptare sot vuan për muzikantë, për këngëtarë të vërtetë ashtu si arti modern shqiptar në tërësi vuan për artistë cilësorë. Vuan për njerëz që kanë dicka për të thënë e jo thjesht njerëz që kanë nevojë për famë e para. Ajo që mund të jetë e lodhshme psikologjikisht sidomos në muzikën shqiptare e më gjerë në art ose më saktë në “showbiz” është konformizmi pedant, si në formë edhe në përmbajtje, vec të tjerash… Të rriturit e sotëm, ata mbi 35 ose 40 vjec janë dëshmitarë të të dy epokave teknologjike, të komunikimit me fjalë, nga afër, të të shkruarit, por edhe e të heshturit e të kuptuarit të mendimeve të brendshme. Sakaq që kohërat moderne ua kanë marrë përfundimisht këto mundësi edhe kësaj grupmoshe. Kohërat moderne ua kanë marrë përfundimisht përfytyrimin masave konsumatore.

Inteligjenca artificiale po ndihmon në përmbushjen e shumë detyrave, por sakaq në krijimin e nje fasade kulturore që del zbuluar përmes kontrolleve dhe anketimeve si ato të përmendura më lartë. E vetmja gjë që realisht më vjen të them është se duhet tí jemi mirënjohës përditë e më shumë chatgpt, pikërisht për ruajtjen dhe prezervimin e gjuhës standarde shqipe. Asgjë me shumë. Drejtshkrimi I saktë ka marrë përmasa që dikur, në kohën e dorës së lirë nuk i kishte. Për këtë kushdo mund të ndjejë paksa lumturi të qetë, të heshtur, sepse për aq kohë sa do jetë mencuria artifiliale, gjuha shqipe do ketë një lëvrues universal të saktë, brenda kufizimeve të kuptueshme teknike.

Mendësia e të qënit thjesht një profil, në rrjetin e madh social

Të luftosh për vlera sot, për virtyte, parime apo dicka e ngjashme, duket kaq demode sa edhe një autoironi bërë publikisht dhe kuptuar nga askush. Janë krejt të natyrshme zhvillimet dhe evoluimi i mendimit, qëndrimit dhe të qënit vetja mes të tjerëve, duke u përzier, por sakaq duke ruajtur individualitetit, pa shkaktuar kurrfarë konflikti, në harmoni të plotë. Eshtë një sipërmarrje serioze dhe një punë me angazhim të nivelit sipëror me veten. Në ditët e sotme ku thuajse të gjithë lypin vëmendje, lypin pëlqime, por nuk kanë realisht se cfarë mesazhi të përcjellin, ndaj edhe vëmendjen sic e marrin shpejt, po kaq shpejtë e humbasin edhe pëlqimin në të njëjtën logjikë e fitojnë dhe humbasin në ritme të përshpejtuara. Kjo sepse veprat, punët e tyre calojnë në cekësi dhe janë një ushqim i shpejt, i pashijshëm dhe toksik, që në thelb të ngarkon me emocione të panevojshme dhe mëton të nxisë reagim e në mos revoltë.

Aty ku paraja është Zot i plotfuqishëm i padiskutueshëm e krahësueshëm me asgjë e askënd, është vlerë, virtyt, nder e besë, estetikë dhe etikë, bërja për vete e kësaj perëndie të gjithpushtetshme, gjithnënshtruese, justifikon gjithcka. Ky është ligji i pashkruar shoqëror, nga i cili as inteligjenca jonë origjinale nuk na shpëtoi deri më sot, e jo më ajo artificiale… Rrjedhimisht aty ku keqbërja është ligj, morali do vijojë të quhet krim dhe mirqënia jonë psikologjike, sociopolitike dhe socioekonomike, si shqiptarë në Shqipëri do na shfaqet gjithnjë e më shumë si një utopi qesharake.

Të bërit dicka ose asgjë në lidhje me këtë, varet nga inteligjenca jonë origjinale.

Scroll to Top