Arrestohet ish burri i Arbana Osmanit, Ardit Kero truri financiar për vjedhjen e dhjetëra milionë euro me kinezët e Bankers
Policia e Fierit ka lokalizuar dhe arrestuar sot Ardit Keron, ish bashkëshorti i moderatores Arbana Osmani, si ideator dhe zbatues i skemës së evazionit fiskal dhe pastrimit të parave nga Bankers.
Prapaskena mëson se Ardit Kero është ‘truri financiar’ i operacionit kriminal të drejtuesve të kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, e cila zhvat prej 20 vitesh natën e nëntokës së Shqipërisë, duke shmangur taksat, përmes fryrjes dhe manipulimit të shpenzimeve, evazionit fiskal, pastrimit të parave, skemave mashtruese, faturave fiktive etj.
Sipas burimeve, hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë indentifikuar financierin Ardit Kero si personazhin kyç të dallaverave financiare të kompanisë Bankers, të ardhurat e të cilës nga nxjerrja e naftës janë rreth 4 miliardë euro, pa përfshirë rentën minierare, nga shitja e naftës në Patos Marinzë, ndërsa kontributi në buxhetin e shtetit është i papërfillshëm.
Kero, i cili ka mbajtur pozicionin e shefit të financës së kompanisë me natyrë kriminale që ka gjunjëzuar dhe poshtëruar për vite me radhë shtetin e shqiptar, konsiderohet si personazhi më i besuar i kanadezëve dhe më pas i kinezëve që blenë kompaninë Bankers.