free web tracker Rama me superlajm: Qeveria do ndërhyjë te nafta, çmim i ri për konsumatorët! - Shqipet

Rama me superlajm: Qeveria do ndërhyjë te nafta, çmim i ri për konsumatorët!

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, në një takim me fermerët kërkoi që të nxirret urdhri i pezullimit të veprimtarisë së AKU-së.

Teksa u shpreh kritik për punën e AKU, Rama urdhëroi për ta pezulluar sa më parë këtë institucion, pasi sipas tij më shumë bën dëme sesa punë.

‘Në të njëjtën kohë, duhet të pezullohet veprimtaria e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU). AKU-ja duhet të ndalohet me urgjencë të vazhdojë të veprojë, sepse më shumë se sa të miratojë, ajo po shkakton dëm.

Duhet të pezullohet AKU-ja dhe të ngrihet një komision i posaçëm për të analizuar të gjitha burimet njerëzore të AKU-së. Procesi i bashkimit të inspektoriateve, i parashikuar me ligj, duhet të kalojë në një proces seleksionimi të kujdesshëm. Në këtë komision duhet të jetë pjesë edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës’, tha ai.

Rama njoftoi sot se qeveria do ndërhyjë për çmimin e naftës. Ai deklaroi se brenda vitit do ndërmarrë hapa për të vendosur një ekuilibër të ri të çmimit të naftës për konsumatorët. Rama tha se do duhet të vendoset një çmim i ri për konsumatorët, teksa shtoi se për aktorët e naftës qeveria do t’ua lehtësojë jetës pasi do te jetë garantuese për import dhe eksport të saj.

“Duhet të rishikojmë skemën e naftës, dhe po përgatitemi të ndërhyjmë në sektorin e naftës, në kuptimin që thashë më parë, qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe bashkëpunimin me faktorët ekonomikë për të rritur të ardhurat e njerëzve, dhe na duhet me patjetër të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Ne duam që të ndërhyjmë edhe për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët’, tha Rama.

Kryeministri deklatoi se brenda gushtit do të përcillen procedurat e legalizimeve për strukturat prodhuese.

‘Ne mund të dalim me një vendim dhe ti kërkojmë bashkive që në bashkëpunim me Kasastrën të bëjnë legalizmin e strukturave prodhuese në hapësirat rurale. Duhet ta marrim përsipër dhe duhet që tja përcjellim strukturave që brenda muajit gusht të përcjellim në agjensinë e kadastrën të gjitha procedurat për legalzimet dhe nuk besoj se fermerët duhet që të presin për të legalizuar strukturat e trye prodhues që nga stallat’, tha ai.

Rama u ndal edhe tek nevoja për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore. Sipas tij, shitja e produkteve të paformalizuara përbën rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.

‘Tjetër element i qartë, duhet të njësojmë TVSH-në, diçka që ministri i Financave e ka përgatitur tanimë. Financimi sipas njësive të prodhimit, e kemi thënë shpesh, e kemi përsëritur por nuk e kemi bërë, tani duhet ta bëjmë. Duhet të angazhojmë strukturat e tatimeve që të kryejnë një proces paraprak sensibilizimi, përpara se të hyjnë me sekuestro të qumështit të pafaturuara. Nuk mund të lejohet tu shiten produkte të pafaturuara. Që mund të jenë të rrezikshme’, tha ai.

Scroll to Top