Veliaj vijon mesazhet e ‘koduara’ në TikTok: Ata që më arrestuan deshën të më poshtërojnë! Karma gjithmonë gjen rrugën (VIDEO)
Kryetari i bashkisë në Tiranë, vijon postimet e tij që tani më janë bërë virale në TikTok duke i përshtatur me trendet më të fundit. Veliaj në postimin e fundit ka vijuar mesazhet e tij të ‘koduara’, me ata që sipas tij fshihen pas arrestimit të tij.
Nga kënga që dëgjohet në video, Veliaj e shoqëron mbishkrimin e tij duke përdorur këngën e Rihanna-s si sfond ku dëgjohet: A man!
Veliaj në video përmend ‘karmën’, një koncept filozofik i përdorur mjaft vitet e fundit, që nënkupton që nëse dikujt i bën diçka të keqe ajo të kthehet pas. Nga ana tjetër në fund ai thekson se nuk ka qenë selektiv për të pranuar këdo që të vijë në zyrën e tij, sepse kështu bën një kryetar.
“Më arrestuan dhe më poshtëruan… e di që kjo i bëri të ndjeheshin mirë. Por karma gjithmonë e gjen rrugën, edhe nëse është me vonesë. Shpresoj vetëm të jenë po aq të fortë sa isha unë. Nuk kam zgjedhur kush hyn në këtë zyrë, i kam mirëpritur të gjithë sepse kështu bën një kryetar Bashkie,” -shkruan Veliaj në TikTok.
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, u arrestua më 10 shkurt 2025 nga SPAK, me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
@erionveliaj_ S’kam zgjedhur kush hyn në këtë zyrë, i kam mirëpritur të gjithë. Sepse kështu e bën një Kryetar Bashkie.