Berisha zbulon ‘skenarin’/ Planifikimi Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për media tha se kërkesa e Edi Ramës që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës është një kërkesë djallëzore për të dalë te ndarja e Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Berisha shprehet se këtë projekt Rama e mbrojti me vite të tëra me shkëmbim territoresh.

“Kërkesa e Edi Ramës me porosi të Vuçiçit që komunat në veri të Kosovës të vendosen nën kontrollin e KFOR-it është një kërkesë djallëzore që nuk ka qëllim tjetër përveçse të dalë te ndarja e Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë. Këtë projekt Rama e mbrojti me vite të tëra me shkëmbim territoresh. Por ky projekt ka dështuar. Dënoj qëndrimin e Ramës që shkon fund e krye me kërkesat e Edi Ramës.”/ CNA

Scroll to Top