free web tracker Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e ‘vizitores' së rrallë janë kapur nga ajri (VIDEO) - Shqipet

Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e ‘vizitores’ së rrallë janë kapur nga ajri (VIDEO)

Një balenë është shfaqur në ujërat pranë Karaburunit. Ka qenë arkitekti Artan Shkreli që ka ndarë në rrjete sociale një video të balenës në brigjet shqiptare. Videoja është filmuar nga helikopteri.

“BALENE … sot në drekë, në Mexo’kanal, pranë Karaburunit. Nga helikopteri mund t’i jepje dorë”, shkruan Shkreli krahas videos që ka ndarë.

Balenat janë “vizitorë” të rrallë në brigjet shqiptare dhe prania e tyre ngjall interes.

@zeri_al

Një pamje e rrallë është regjistruar në ujërat shqiptare, pranë gadishullit të Karaburunit, ku një balenë është filmuar duke notuar qetësisht. Videoja u publikua në rrjetet sociale nga arkitekti dhe ambientalisti Artan Shkreli, i cili ndau momentin emocionues me ndjekësit e tij. #zerimedia #zeri #balena #karaburun #shqiperi

♬ september – fcwkes

 

Scroll to Top