Haradinaj fajëson Kurtin: Zhvillimet shkuan në drejtim të gabuar faji yt
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka fajësuar kryeministrin Kurti për zhvillimet e ndodhura së fundmi.
Sipas Haradinajt, të gjithë këtë ngjarje janë një vazhdimësi dhe zhvillimet e fundit kanë shkuar në drejtim të gabuar për shkak të kryeministrit Albin Kurti.
“Kurti e ka zgjedhur të kundërtën e ka zgjedhur Borrellin dhe Lajçakun. Pse e zgjodhi Kurti Borellin e Lajçakun dhe jo Washingtonin. Sikurse Kurti ta kishte zgjedhur Washingtonin dhe ta kishim marrëveshjen e ndërmjetësuar nga ta, do ta kishim veriun e integruar dhe nuk do të kishim përballje me terroristët. Tash ky i fajësoj Borrellin e Lajçakun të cilët vetë i ka zgjedhur.
Mashtrimi nuk kalon qe dy vjet jemi mashtruar. Zhvillimet kanë shkuar në drejtimin e gabuar për fajin e këtij njeriu. Do t’i lexojmë drejt veprimet e secilit prej nesh, nuk do t’ia falim askujt”, ka theksuar Haradinaj./paparaci.com