free web tracker Si kurrë më parë, Shqipëria siguron rekord të ardhurash nga turizmi, 874 milionë euro në 3-mujorin e parë - Shqipet

Si kurrë më parë, Shqipëria siguron rekord të ardhurash nga turizmi, 874 milionë euro në 3-mujorin e parë

Shqipëria ka parë rritjen më të madhe të turizmit gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Të ardhurat të siguruara nga sektori i turizmit shënuan një tjetër rekord në krahasim me të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri 874,36 milionë euro, me një rritje rreth 11 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe 40 për qind më shumë se në të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Sipas statistikave, Shqipëria ka rritur epërsinë në tërheqjen e turistëve elitar që shpenzojnë më shumë dhe në periudha më të zgjatura, fakt që përkthehet në një ndikim pozitiv dhe të shpërndarë në ekonomi.

Diferenca midis shpenzimeve të turistëve të huaj në vend dhe shqiptarëve që dalin jashtë ka arritur në 295.32 milionë euro.

Në këtë kuadër, Shqipëria cilësohet si një vend që fiton më shumë nga turizmi sesa që shpenzon për të, të paktën në bilancin ekonomik.

Scroll to Top